Raport: Bezos dhe Mask janë në mesin e miliarderëve, pasuria e të cilëve rritet gjatë pandemisë

Pasuria e përgjithshme e miliarderëve amerikanë, mes të cilëve edhe e themeluesit të Amazon, Xhef Bezos, dhe të Teslla-s, Ilon Mask, është rritur për rreth 10 për qind gjatë pandemisë së Kovid-19, thuhet në raportin e Instituti për hulumtime politike të SHBA-së, të publikuar sot, njofton MIA.

Rritja e të ardhurave të njerëzve më të pasur në Amerikë po ndodhë në periudhë kur numër rekord i amerikanëve mbetën pa punë.

Edhe përkundër asaj që ekonomia në tërësi po përballet me recesion, aksionet e kompanive teknologjike si Zum (Zoom) në javët e fundit u shtrenjtuan për shkak të përdorimit të shtuar të teknologjive për video konferenca dhe për punë nga shtëpia, ndërsa me atë rritet edhe pasuria e miliarderëve të cilët kanë pjesëmarrje në kompani të tilla.

Në periudhën prej 1 janarit deri më 10 prill të këtij viti, 34 nga miliarderët më të pasur amerikanë regjistruan rritje të pasurisë për miliona dollarë, qëndron në raport.

Tetë prej tyre, mes të cilëve edhe Bezos dhe Mask, e shtuan pasurinë e tyre për një miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button