Në Tetovë me rrethinë ka 62 të infektuar, ja komuna më e rrezikuar e këtij rajoni

Numri i personave të infektuar me virusin korona në Tetovë me rrethinë ka arritur në 62, sot janë evidentuar edhe dy raste të reja. Komuna e Bogovinës ngelet nga më të rrezikuarat në rajonin e pollogut, kështu me mbi 20 të infektuar, njofton Portalb.mk.

Përkundër masave restriktive për izolim disa ditor gjatë vikendit, në rajonin e pollogut vazhdimisht po rriten numrat e personave të infektuar me virusin korona.

Megjithatë, vlen të theksohet se kjo rritje është e qëndrueshme dhe jo e menjëhershme, kështu duke bërë situatën më të përballueshme për sistemin shëndetësor.

Sipas komunave ky numër është si vijon:

-Komuna e Tetovës 21 (2 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Bogovines 26 (1 ka ndërruar jetë)
-Komuna e Tearcës 5
-Komuna e Bërvenicës 4 (1 ka ndërruar jetë)
-Komuna e Jegunovcës 4
–Komuna Zhelinës 2 të infektuar

Numri i të infektuarve sipas komunave të këtij rajoni dukshëm e vendosën Komunën e Bogovinës në një rrezik më të lartë krahasuar me të tjerët, marrë parasysh numrin e vogël të banorëve të kësaj komune, edhe atë me gjithsej 26 raste të konfirmuara.

Gjatë 24 orëve të kaluara, vetëm 3 persona të këtij rajoni nuk e kanë respektuar urdhrin për lëvizje të kufizuar, me këtë rast të njëjtit janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të përgatiten parashtresa adekuate.

Në Komunën e Tetovës në izolim me vendim janë gjithsej 204 persona kurse në karantinë shtetërore në Kodrën e Diellit aktualisht gjendej gjithsej 62 persona.

Masat e veçanta për Tetovën

Masa e cila ndalon transportin e organizuar në Komunën e Tetovës ka hyrë dje në fuqi dhe po ndiqet me vëmendje nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB), në Tetovë.

Masa për mbajtjen e detyrueshme të maskave ka pësuar ndryshim për shkak të ankesës nga Komuna e Tetovës që kjo masë të vleje vetëm për objektet e mbyllura, nga kjo komunë sot njoftuan se kërkesa e tyre është pranuar nga komisioni për sëmundje infektive dhe e njëjta pritet të votohet nga Qeveria e RMV-së.

Shtabi i Krizës së Komunës së Tetovës po ashtu kërkoi nga qeveria që me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit ora policore të fillojë nga ora 19:00, për këtë do të vendoset sot në mbledhjen e Qeverisë që është duke ndodhur aktualisht.

Pas vendimit të fundit qeverisë, Bankat nga ky muaj do të fillojnë të bëjnë pagesën e pensioneve në ditë të ndryshme, sipas kategorizimit në bazë të lartësisë së pensioneve, që do të reduktojë dukshëm radhët e pritjes së pensionistëve përpara hapësirave dhe sporteleve bankare.

-Shërbimet komunale kanë vazhduar me intensitet të lartë dezinfektimin e rrugëve, rrugicave dhe hapësirave publike edhe në fshatrat e malësisë së Tetovës: Bozofcë, Veshallë, Brodec, Shipkovicë, Lisec, Gajre dhe Rasadisht.

Ndryshe, 28 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona në 24 orët e fundit në territorin e RMV-së, kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1259 kurse i të shëruarve 272, për shkak të virusit korona kanë ndërruar jetë 56 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button