ShBA, shënohet një ulje në numrin e viktimave, 1115 në 24 orë nga COVID-19

ShBA sërish vijon që të shënojë shifra të frikshme për sa i përket vdekshmërisë si pasojë e COVID-19, transmeton OraNews.

Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 1,115 viktima të reja duke e çuar numrin total në 40,129.

Ndërkohë edhe numri i të infektuarve mbetet sërish i lartë me 17,810 raste të reja. Gjithsej numërohen 756,602 të infektuar në të gjithë kontinentin.

New York – Sigurisht një nga shtetet më të prekura që prej fillimit të pandemisë është New Yorku. Prej disa ditësh është shënuar një trend në ulje të numrit të viktimave.

Në 24 orë shënohen 507 viktima të reja ku në total ka shkuar 18,298 të vdekur.

Mbi 6 mijë raste të reja u regjistruan në të njëjtën periudhë kohore në vend ndërsa numri total është 247,215 të infektuar.

Shteti pasues në ShBA është New Jersey me 4,202 viktima në total dhe 85,301 të infektuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button