Iran, u rrit në mbi 5.000 numri i vdekjeve nga COVID-19

Me 73 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit në Iran është rritur në 5.031 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga televizioni shtetëror i Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 73 vdekje dhe 1.374 raste të reja me COVID-19.

Me këtë numri i vdekjeve ka arritur në 5.031 ndërsa numri i rasteve në 80.868, tha Jahanpour i cili shtoi se 3.513 prej atyre që trajtohen në spitale janë në gjendje kritike.

Pasi vuri në dukje se brenda ditës janë shëruar 1.923 persona duke e rritur në 55.987 numrin e personave që janë shëruar, zëdhënësi Jahanpour shtoi se numri i testeve të kryera deri më sot në vend është 330.137.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në vend për 7 ditë me radhë ka pësuar rënie numri i vdekjeve të shënuara në pandeminë COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button