Kosovë, me 31 raste të reja, shkoi në 480 numri i të infektuarve me COVID-19

Autoritetet shëndetësore të Kosovës kanë njoftuar 31 raste të reja të diagnostikuar me koronavirusin e ri (COVID-19), që kanë çuar në 480 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, ndër të cilët deri më tani 12 kanë vdekur dhe 84 janë shëruar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), nuk është raportuar ndonjë vdekje e re, por 5 pacientë të rinj janë shëruar, duke e çuar në 84 numrin e përgjithshëm të personave që kanë mposhtur sëmundjen.

Rastet e reja të diagnostikuara pozitive me koronavirus janë raste kontakti, nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat Komuna e Ferizajt prin me numrin më të madh të të diagnostikuarve pozitivë me COVID-19.

Sot gjatë ditës u bë e ditur nga Klinika Infektive se ka vdekur një qytetar nga Komuna e Ferizajt i infektuar me koronavirus, por që vuante edhe nga sëmundje të tjera, duke shënuar vdekjen e 12 në nivel vendi.

IKSHPK njofton se sot janë kryer 209 teste për COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera në vend deri më tani është 4.124.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button