SHBA i propozon Rusisë që “në bisedimet e çarmatimit të marrë pjesë edhe Kina”

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov zhvilluan një bisedë telefonike ku diskutuan për bisedimet e çarmatimit mes SHBA-së dhe Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Departamenit amerikan, Morgan Ortagus në një deklaratë me shkrim lidhur me bisedën mes Pompeos dhe Lavrovit tha se Pompeo ka vënë theksin se edhe Kina duhet të marrë pjesë në bisedimet për çarmatosjen nga armët bërthamore.

“Bisedimet për çarmatosjen që do bëhen në të ardhmen nën vizionin e presidentit Donald Trump, duhet të zhvillohen në mënyrë trepalëshe ku do të marrin pjesë Rusia edhe Kina”, ka thënë sekretari Pompeo.

Më tej thuhet se në kuadër të Dialogut Strategjik të Sigurisë mes SHBA-së dhe Rusisë u diskutua çështja e pandemisë COVID-19, për shtetasit amerikanë që ndodhen në arrest në Rusi si dhe mbi çështjet rajonale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button