Më së shumti malazezë janë infektuar me koronavirus në varrime dhe tubime familjare

Për saktë një muaj prej se u konfirmua rasti i parë i të infektuarit me koronavirusin e ri në Mal të Zi, autoritetet shëndetësore në atë vend kanë regjistruar 303 raste të Kovid-19 dhe pesë të vdekur, kumtoi mbrëmë Instituti malazez për shëndet publik, shefi i të cilit vlerëson se rezultatet e tilla janë të mira.

“Rezultatet e mira janë për shkak se autoritetet e kanë dëgjuar profesionin dhe se janë vendosur masa rigoroze që prej para se të ndodhë rasti i parë”, deklaroi Senad Begiq, epidemiolog udhëheqës në Institutin malazez për shëndet publik.

Sipas tij, mënyra malazeze e luftës me virusin është specifike për shkak të numrit të vogël të popullatës, transmeton MIA.

Ai shtoi se varrimet dhe tubimet familjare janë shkaqet kryesore për përhapjen e virusit në Mal të Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button