OEMVP edhe sivjet shpall “Top 100” kompanitë më të mira shqiptare
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore edhe këtë vit vazhdon të realizojë projektin “TOP 100” kompanitë më të mira shqiptare në Republikën e Maqedonisë.
Ideja e projektit “TOP 100”, i cili po realizohet për herë të dytë në Republikën e Maqedonisë, është promovimi i kompanive më të fuqishme shqiptare në tregun vendor, të cilët vitin e kaluar treguan suksese të lakmueshme.
Ngjarja do të mbahet të enjten me fillim në ora 11.00 në New Star në Shkup. Portalb do të sigurojë transmetim e ngjarjes. /portalb/