Sot do të dihet nëse Kumanova do të mbyllet në karantinë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka deklaruar se ekzistojnë disa opsione dhe se në takimin e sotëm të Komisionit për Sëmundje Infektive do të dihet mësohen më shumë çështje, njofton Portalb.mk.

“Ka rreth 4.000 qytetarë Kumanova të cilët udhëtojnë çdo ditë, kështu që masa e tillë nuk e di nëse kjo masë ka logjikë ose jo. Sot në mëngjes do të shqyrtohen masat, por edhe plotësisht kërkesa për shkurtim të kohës së punës së marketeve, edhe pse ajo mund të sjellë edhe deri te zgjerimi më i madh i infektimit”, tha Filipçe.

Përndryshe, Kumanova është qyteti më i infektuar me virusin korona, pas Shkupit.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 44 persona, ndërkaq numri i përgjithshëm është 306

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button