43 raste të reja të korona virusit në Kumanovë, mes tyre edhe 10 anëtarë të Shtabit të Krizës dhe 20 punonjës shëndetësorë

Qyteti i Kumanovës në 24 orët e fundit ka regjistruar edhe 43 rast të reja me korona virus, kanë njoftuar nga Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë. Sipas drejtorit Arif Latifi, 10 prej të infektuarve janë anëtarë të Shtabit Komunal të Krizë, mes të cilëve edhe kryetar i komunës, Maksim Dimitrievski, ndërsa mbi 20 janë punonjës shëndetësorë, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

“19 të infektuar të ri janë nga Spitali i Kumanovës, një prej Shtëpisë së Shëndetit dhe një nga ordinanca private. Mes të infektuarve ka 5 mjekë. Numri i rritur i rasteve pozitive është rezultat i grupeve të mëdha që i janë nënshtruar testimit, të cilët kanë më shumë kontakte”, deklaroi Latifi.

Ai tha se, në Kumanovë janë definuar dhe identifikuar 12 grupime të infektimit dhe se gjendja është nën kontroll edhe përkrah numrit të madh të rasteve të reja.

Në Spitalin e Kumanovës numri i rasteve të konfirmuar me korona virus është rritur në 71, nga rreth 700 të punësuar. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë qytet është 305 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button