Llukarevska: Shteti i liron kompanitë nga tatimi për të ardhura personale dhe tatimi i fitimit për 3 muaj

Shteti do t’i lirojë kompanitë nga tatimi i pagesës së vlerës së pagesës paraprake të tatimit personal, por edhe pagesës paraprake të tatimit të fitimit për muajt mars, prill dhe maj të këtij viti, njoftoi drejtoresha e të të Ardhura Publike, Sanja Llukarevska, njofton Portalb.mk.

Drejtoresha shpjegoi se lirimi ka të bëjë për personat privat të cilët kryejnë veprimtari hotelierike, turizëm ose transport, por edhe për obliguesit tjerë të cilët kanë pësuar dëme për shkak të vendosjes së masave për mbrojtje nga virusi korona.

Ajo i ka numëruar edhe kushtet të cilat duhet që t’i plotësojnë obliguesit që ta shfrytëzojnë këtë pagesë.

“Të mos paguajnë dividentë të pronarëve, fitim të suksesit të biznesit ose tjetër lloj të shpërblimit vjetor për të punësuarve ose të organeve të administrimit ose mbikëqyrjes së obliguesit tatimor nga dita e hyrjes në fuqi të dekretit me fuqi të ligjit deri në ditën e zgjatjes së lirimit, gjegjësisht 15 qershor të vitit 2020. Gjithashtu, të mos e ulin numrin e të punësuarve të vlerësuar deri më 26 mars deri në 3 muaj pas ndalimit të vlefshmërisë së saj përveç në rastet e vdekjes, pensionimit ose largimit nga ana e të punësuarve”, tha Llukarevska.

Obliguesit tatimor për shfrytëzim të kësaj të drejtës duhet të dorëzojnë kërkesë elektronike nëpërmjet sistemit e-tatim të DAP-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button