Pelosi me kritika të ashpra për Trumpin, kërkoi të vërtetën për krizën dhe koronavirusin

Në një letër me shkrim për homologët e saj demokratë me rastin e krizës së koronavirusit në SHBA, spikerja Nensi Pelosi kritikoi ashpër Presidentin Donald Trump, e akuzoi atë për gënjeshtër dhe tha se amerikanët duhet të kuptojnë të vërtetën dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat”, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Letra është dërguar me rastin e Pashkëve dhe është publikuar në faqen e saj zyrtare.

Ajo ka thënë se nëse amerikanët duan t’i tejkalojnë sfidat “duhet ta kuptojnë të vërtetën dhe të veprojnë në përputhje me të”.

Pastaj nën shumë pika me radhë ajo e kritikoi Trumpin për veprimet të cilat kanë bërë popullin të vuaj nga “kriza e vështirë shëndetësore dhe ekonomike.

Nënvizoi se Trump ka qenë i paralajmëruar që në janar, por ai i ka injoruar dhe njerëzve të tij u ka folur se pandemia është shpikje.

E ardhmja jonë do të jetë e shëndoshë dhe e prosperuar vetëm nëse ndalojmë të durojmë gënjeshtrat dhe mashtrimet. Ne duhet të pranojmë të vërtetën, të flasim të vërtetën, duhet të insistojmë në të dhe të veprojmë në përputhje me rrethanat, ka përfunduar Pelosi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button