Mediat serbe gabimisht kanë numëruar pesë ditë të orës policore në Maqedoni

Disa media në gjuhën serbe dje përhapën dezinformatë se ora e policisë për Pashkë në Maqedoninë e Veriut do të zgjasë, as më pak e as më shumë – por pesë ditë, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Duke i marrë parasysh faktet – ajo që njoftoi qeveria e Maqedonisë për orën e zgjatur policore për Pashkë, si dhe atë që u raportua nga Maqedonia dhe shumica e mediave ballkanike, është me të vërtetë për t’u çuditur prej është paraqitur kjo dezinformatë, të cilën ndër tjerash e ka plasuar edhe telegraf.rs, se ora tjetër e madhe policore në Maqedoni do të fillojë të enjten në orën 16:00 dhe do të zgjasë deri të martën në orën 5.

Në të njëjtën kohë, media serbe u janë referua mediave nga Maqedonia – por nuk kanë postuar as edhe një lidhje të vetme me përmbajtje të tillë në mediat nga Maqedonia. Prandaj, është e dyshimtë praj nga ka ardhur ky keqinformim, gjë që çon në përfundimin se nuk ka asnjë bazë të fortë për një pretendim të tillë, përkatësisht se është dezinformatë e vrazhdë.

Kjo mbështetet posaçërisht nga fakti se burimi kryesor i informacionit për masat speciale është qeveria e Maqedonisë, e në ueb faqen e saj nuk ka informacione për fillimin e orës policore nga e enjtja në orën 16:00, por, siç thuhet në komunikatë nga e premtja prej orës 16.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button