Presidenti i RMV-së Pendarovski vizitoi kazermën ushtarake të Tetovës (VIDEO)

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot vizitoi kazermën ushtarake të Tetovës dhe Shtabin e Krizës të këtij qyteti, ai potencoi rolin e rëndësishëm të pjesëtarëve të ushtrisë në luftën kundër virusit korona si dhe shtoi rëndësinë e bashkëpunimit mes ushtrisë dhe vetëqeverisjes lokale, njofton Portalb.mk.

Sipas Pendarovskit, pjesëtarët e ushtrisë kanë një rol shumë të rëndësishëm në situata si kjo e gjendjes së jashtëzakonshme, kjo është edhe arsyeja e vizitës së sotme në kazermën ushtarake të Tetovës.

“Erdha të vizitoj kazermën ushtarake të Tetovës, pjesëtarët e ushtrisë në kushte të jashtëzakonshme po japin një kontribut të madh. Sot diskutuam për atë se si mund të sinkronizohen ende më mirë në mes vete vetëqeverisja lokale dhe pjesëtarët e ushtrisë të cilët realisht janë të kyçur edhe atë me detyra të ndryshme në luftën kundër këtij virusi e sidomos pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme por edhe para kësaj. Këta njerëz përveç që bëjnë kontrolle në hyrjet dhe daljet e disa komunave ku është e nevojshme, marrin pjesë edhe në përkrahje të punonjësve të ministrisë së punëve të brendshme në distribuimin e ushqimit dhe barnave te qytetarët në nevojë, dezinfektojnë objektet dhe hapësirat publike e kështu me radhë” theksoi Stevo Pendarovski.

Ndryshe, pas takimit me pjesëtarët e ushtrisë ai u takua me Shtabin e Krizës i cili menaxhon me situatën e pandemisë së virusit korona ku në mes të tjerash u diskutua për situatën aktuale dhe masat e marra deri tani në lidhje me luftimin e këtij virusi.

Stevo Pendarovski,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button