U publikuan rezultatet për Italinë në 24 orët e fundit

Numri i viktimave me koronavirus në Itali ka arritur sot në 20,465.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 566 viktima më shumë, shifër kjo që tregon luhatjen e lakores së pandemisë, transmeton OraNews.

Por numri i rasteve pozitive sot është më i ulët se një ditë më parë. Janë 3,153 më shumë e numri i tyre i përgjithshëm është 159,516.

Në 24 orët e fundit 1,224 pacientë më shumë janë shëruar duke e çuar numrin total të tyre në 35,435.

Përmirësim ka dhe numri i pacientëve në terapi intensive, sot janë 83 pacientë më pak e numri i tyre është aktualiosht 3,260.

Rajonet më prekupuese mbeten rajonet e Lombardisë, Emilia Romagna, Piemonte e Veneto.

Në Lombardi janë 280 viktima më shumë se një ditë më parë e nurmi i tyre është 10,901, ndërsa personat e infetkuar janë 60,314 e janë shënuar 1,262 raste pozitive më shumë se një ditë më parë.

Deri më sot Italia ka kryer mbi 1,046,910 tampone.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button