Lavrov dhe Zarif biseduan për krizën në Afganistan dhe Jemen

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme ruse thuhet se Lavrov dhe Zarif duke marrë në konsideratë rolin e shteteve të rajonit, në bisedën telefonike shkëmbyen pikëpamjet rreth çështjeve ndërkombëtare, përfshirë ngjarjet që zhvillohen në Afganistan.

Dy ministrat nën dritën e rekomandimeve të fundit të OKB-së prekën edhe pritshmëritë për intensifikimin e përpjekjeve në drejtim të zgjidhjes së krizës në Jemen.

Në bisedë është diskutuar refuzimi i sanksioneve të njëanshme joligjore që përfshijnë kufizimet rreth furnizimit të ilaçeve dhe produkteve thelemore si dhe për çështjen e koordinimit shumëpalësh në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button