Rusia konfirmoi 2.558 raste të reja me COVID-19

 Gjithsej 2,558 raste të koronavirusit të ri(COVID-19) u konfirmuan në Rusi në 24 orët e fundit, duke e rritur numrin në 18,328, theksuan sot autoritetet, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendi po ashtu regjistroi 18 vdekje të reja të lidhura me virusin gjatë kësaj periudhe, duke arritur numrin e përgjithshëm në 148, sipas shifrave të fundit në portalin zyrtar të COVID-19 në internet.

Ndërkohë, 179 pacientë u liruan nga spitalet, duke e çuar numrin e rikuperimeve në 1.470.

Rreth 1.3 milion testime janë kryer në vend me një popullsi prej rreth 145 milionë.

Numrat rriten përkundër masave të marra nga Kremlini për të frenuar përhapjen e virusit.

Javën e kaluar, presidenti Vladimir Putin zgjati periudhën jo të punës në vend deri më 30 prill.

Masat tjera për të trajtuar sëmundjen përfshijnë izolimin e Moskës dhe Shën Petersburgut, midis rajoneve të tjera. Hyrja e shtetasve të huaj është e ndaluar, trafiku ndërkombëtar ajror mbetet i pezulluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button