Jushka: Është koha ta kuptoni pse nuk gjendeni në asnjë agjendë evropiane

Ambasadori i Lituanisë në fjalimin tij rreth prioriteteve të Lituanisë  gjatë kryesimit 6 mujor të BE-në nuk e përmendi fare Republikën e Maqedonisë. Kjo sipas tij, nuk ishte një gabim, por një sinjal drejtuar politikës maqedonase se punët nuk shkojnë ashtu siç duhet dhe se BE-ja pret reforma.

Megjithatë, ai u shpreh se vendi i tij do të mbështesë politikën zgjeruese të BE-së përfshirë këtu edhe vendet e Ballkanit perëndimore. 

“Për fat të keq në prezantimin tim nuk u përmendët, ky nuk ishte një gabim, më duhet patjetër ta pranoj. Por kjo është njësoj siç nuk u përmendët në konkluzat e qershorit, edhe ajo nuk ishte gabim. Ky vend nuk është atje, edhe pse kjo do të tingëllojë në mënyrë jo-diplomatike dhe ndoshta pak ashpër, por ky është një sinjal  të cilin ne po përpiqemi tua dërgojmë juve.

Nuk shohim progres në shumë fusha… Nuk bëhet fjalë vetëm për disa çështje, por për pritjet e vendeve të BE-së se vendi juaj do të arrijë ndonjë përparim në drejtim të lirisë së mediave, sundimit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit, reformat zgjedhore, apo rezultatet nga komisioni”, tha Renatas Jushka, ambasador i Lituanisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button