Anketë e “Detektorit”: Mësimi onlajn është zgjidhja më e pranueshme për plotësimin në arsim

 Mësimi- onlajn është zgjidhja më e pranueshme për plotësimin e  asaj që  është humbur gjatë vitit shkollor për shkak të virusit korona, vlerëson shumica e qytetarëve në sondazhin e  ri e cila me porosi të “Detektorit” është realizuar nga Instituti për hulumtime politike në Shkup.

Sipas anketës, 36.1 për qind konisderojnë se orët e humbura duhet të plotësohen përmes ligjeratave onlajn, 28 për qind mendojnë se viti shkollor duhet të vazhdohet, ndërsa 8.7 për qind mendojnë se zgjidhja më e mirë është që  ajo të plotësohet me mësim gjatë të shtunave.

Diferencimi etnik i qytetarëve që u janë përgjigjur pyetjeve tregon se maqedonasit etnik dhe bashkëqytetarët e tyre  nga komuniteti shqiptarë kanë një këndvështrim ndryshe kur bëhet fjalë  për mënyrën se si duhet të plotësohet ajo  që është lëshuar në këtë vit shkollor për shkak të virusit, transmeton MIA.

Derisa maqedonasit në shumicë konsiderojnë se zgjidhja më e mirë është mësimi onlajn, shqiptarët konsiderojnë se mësimi duhet të vazhdohet. Kështu, 39.9 për qind e maqedonasve etnik janë për mësim onlajn derisa 25.4 për qind për vazhdim të vitit shkollor, derisa  7.7 për qind për plotësim gjatë të  shtunës.

Te komuniteti shqiptar, pjesa më e madhe ose 34.5 për qind konsiderojnë se zgjidhja më e mirë për plotësimin e arsimit  për shkak të virusit korona është  të vazhdohet viti shkollor, 24.6 për qind  janë përcaktuar për mësim onlajn dhe 12.3 për qind për mësim gjatë të shtunave.

Qytetarët nga bashkësitë e tjera etnike janë gjithashtu në shumicë për vazhdim të vitit shkollor. Qëndrim të këtillë ndajnë 37 për qind e qytetarëve të anketuar nga bashkësi të tjera etnike, 32.6 për qind janë për mësim onlajn dhe 6.5 për qind për plotësim të orëve të humbura gjatë të shtunave.

Në Shkup, 92.1 për qind e qytetarëve thonë se ata janë të pajisur në mënyrë adekuate për ta ndjekur mësimin onlajn. Përqindja është e lartë edhe në fshatra. 83.2 për qind e të anketuarve që jetojnë në fshat madje thonë se i kanë të gjitha pajisjet për të ndjekur  mësimin onlajn.

Më shumë se gjysma e qytetarëve konsiderojnë se shkollat në komunat e tyre kanë masa adekuate që të plotësojnë mësimin e humbur.

Sipas anketës së “Detektorit”, më keq është situata në rajonin juglindor. Atje vetëm 38 për qind e qytetarëve thonë se  komunat ndërmarrin masa adekuate. Njëjtë është edhe në rajonin e Pollogut ku 39.8 për qind e qytetarëve janë përgjigjiur se shkollat ndërmarrin masa adekuate për plotësimin e mësimit të humbur.

Anketa me porosi të “Detektorit”  me telefon është realizuar nga IHP Shkup në bazë të ekzemplarit reprezantiv prej 1116 anketuesve në peëriudhën prej 18 deri 21 mars të këtij viti me margjina të gabimit plus- minus 3 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button