Lajçak bisedoi me Vuçiqin për dialogun

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, thotë se ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbi pritshëritë e tij nga procesi i bisedimeve.

“Bisedove me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, me të cilin pata një bisedë konstruktive mbi pritshmëritë nga dialogu, për përgjigjen ndaj COVID-19 dhe asistencës së BE-së për këtë, si dhe për ekonominë. Mezi pres që të punoj së bashku me partnerët e mi, për të gjithë njerëzit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në Twitter.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është ndërprerë në fund të vitit 2018, menjëherë pasi atëherë, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë, transmeton REL.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, më 1 prill hoqi taksën dhe vendosi masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Vendosja e reciprocitetit nuk u mirëprit nga Shtetet e Bashkuara, të cilat po kërkojnë që Prishtina zyrtare të heqë të gjitha barrierat, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut me Serbinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button