SHBA, mbi 20 mijë të vdekur nga COVID-19

Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA ka tejkaluar shifrën 20 mijë në orët e hershme të së dielës, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të universitetit, numri i të vdekurve ka arritur në 20.608 dhe rastet e konfirmuara me COVID-19 kanë shkuar në 529.951

SHBA tani ka numrin më të madhë të vdekjeve në botë nga virusi, e pasuar nga Italia me 19.468 të vdekur dhe Spanja me 16.606.

Afër 3 mijë pacientë janë shëruar në SHBA, sipas të dhënave.

Shteti i New Yorkut vazhdon të jetë epiqendra me më shumë se 8.600 vdekje, e ndjekur nga New Jersey me afro 2.200.

Presidenti amerikan Donald Trump të premten deklaroi se vendi do të regjistronte më pak vdekje në krahasim me 100.000 që ishte parashikuar më parë.

“Numri minimal ishte 100.000 jetë dhe unë mendoj se do të jemi nën këtë numër”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“E vështirë të besosh se nëse kemi 60.000 (të vdekur), nuk mund të jesh kurrë i lumtur, por kjo është shumë më pak nga sa mendonim fillimisht”, tha presidenti amerikan.

“Ne po shohim shenja të qarta se strategjia jonë agresive po shpëton jetë të panumërta”, shtoi ai.

Në përgjithësi, virusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar më shumë se 1,7 milion njerëz që kur u shfaq për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar. Numri global i vdekjeve është 108.804, ndërsa rreth 405.000 pacientë janë shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button