Mali i Zi, 4 raste të reja me COVID-19, gjithsej 267 të prekur

Katër raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) janë regjistruar në Mal të Zi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi njoftoi se janë kryer 141 teste, prej të cilave katër ishin pozitive.

“Të gjitha rastet e reja janë nga Podgorica. Njëri është kontakt i një rasti të mëparshëm, kurse për tre të tjerët dihet burimi”, njoftoi instituti.

Mali i Zi ka 267 raste të konfirmuara me COVID-19, nga të cilët 141 raste janë regjistruar në Podgoricë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button