iOS 14 do të ndryshojë mënyrën sesi përdorni iPhone
Përditësimi i ardhshëm i iPhone do të ketë një funksion të ri cili lejon përdorimin e disa aplikacioneve pa pasur nevojë ti shkarkoni dhe instaloni ato.
Këto aplikacione mund ti shkarkoni duke klikuar një link ose skanuar një kod QR që i përket një aplikacioni të painstaluar në telefonin tuaj.
Përmbajtja e tij do të shfaqet në një dritare në ekranin e iPhone. Raporti citon një video të YouTube si shembull, transmeton PCWorld Albanian .
Apple është duke testuar funksionin me disa shërbime si YouTube, DoorDash, Yelp, Sony dhe OpenTable. Kur të jetë e disponueshme çdo zhvillues mund ta shtojë në aplikacionin e tij në App Store.
Nëse raporti provon i vërtetë mund të jetë një prej shtesave të reja të Apple me iOS 14 që është versioni i ardhshëm madhor.