Durrës, kapen 26.1 kg kanabis, arrestohet dy të rinj
Policia kufitare në portin e Durrësit ka sekuestruar sot 26.1 kg kanabis sativa ndërsa janë arrestuar edhe transportuesit e drogës.
Burime nga policia bëjnë me dije se droga është gjetur e fshehur në makinën tip “Renault” me targa AA 383 DO ndërsa është arrestuar edhe një çift të rinjsh nga qyteti i Durrësit.
Sipas policisë janë arrestuar 25-vjeçarja Marsela Muça dhe 22-vjeçari Aldo Sako të cilët po tentonin të trafikonin lëndën narkotike drejt Italisë.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës ndërsa materialet në ngarkim të dy të rinjve I kanë kaluar prokurorisë për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. /portalb/