Chavez përmirësohet pas operacionit

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, është përmirësuar pas operacionit për kancerin dhe ka nisur ecjen dhe stërvitjen.

Kështu ka bërë të ditur zëvendëspresidenti i vendit amerikano-latin, Nicolas Maduro. 

Ai theksoi për televizionin shtetëror se ka biseduar në telefon me Chavez dhe e konsideroi rekuperimin e tij si dhuratën më të bukur të Krishtlindjeve.

Gjithsesi, ende nuk është publikuar asnjë foto e presidentit pas operacionit, por 58-vjeçari Chavez ka premtuar se më 10 janar do të jetë i pranishëm në ceremoninë e betimit. 

Hugo Chavez iu nënshtrua operacionit të tij të katërt më 11 dhjetor në Kubë, por pati një infeksion në rrugët e frymëmarrjes. Presidenti, i cili ka marrë pushtetin në vitin 1999, fitoi një tjetër mandat në zgjedhjet e tetorit./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button