Kryetari i Komunës së Çeshinovë-Obleshevë është infektuar me virusin korona

Kryetari i Komunës Çeshinovë Obleshevë, Goranço Kërstev ka marrë njoftim se është pozitiv në virusin korona, pasi që me bashkëshorten e tij janë testuar në klinikën private “Sistina” dhe “Filipi i Dytë” në Shkup, njofton Portalb.mk.

Kërstev është testuar pasi që në fund të muajit mars ka qenë te berberi në Koçan, i cili të hënën ndërroi jetë nga virusi korona në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Për momentin, Kërstev është funksionari i parë publik i cili ka njoftuar se ka virus korona.

“Pas informatave se berberi është sëmurë, me vetiniciativë kemi bërë dy testime me bashkëshorten, gjatë së cilës i pari test ishte negativ, ndërkaq i dyti pozitiv. Nga 1 prilli jam në vetëizolim, ndërkaq i kam njoftuar të punësuarit në Komunë që ta zbatojnë të njëjtën masë. Për momentin nuk kam simptoma të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, por do të shoh se si do të jetë në ditët e ardhshme”, tha Kërstev dhe apeloi që të mos bëhet panik dhe qëndrime negative në opinion për të dhe anëtarët e tij të familjes, e as për cilindo qytetar tjetër i cili është pozitiv me virusin korona.

Në ndërkohë mjekja amë e kryetarit Kërstev, Jasminka Ajtovska, i ka ftuar të gjithë banorët e komunës të paraqiten te mjekët amë.

“Të gjithë ata që në 10 ditët e fundit kanë qenë në kontakt me kryetarin e komunës ose me ndonjë të punësuar në Komunë, të paraqitet te mjeku amë i tij për instruksione të mëtutjeshme dhe mbrojtje personale. Të mos krijohet panik. Të prekur nga virusi korona nuk ka, por ka raste pozitive nga ndërtesa e komunës, të cilët janë pa simptoma”, tha Ajtovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button