Ambasada e SHBA-ve dënon incidentet në Kuvend

Për incidentet e fundit në Kuvend, përleshjet fizike mes deputetëve dhe protestat është deklaruar edhe ambasada amerikane në Shkup. Duke bërë thirrje për mospërdorim të dhunës në reagimin e saj ambasada shkruan:

“I kemi ndjekur me kujdes dhe dëshpërim konfrontimet politike në dhe jashtë ndërtesës së Kuvendit dy ditët e fundit, dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ndalojnë çfarëdo veprime provokative. Shprehja e mendimeve të ndryshme në mënyrë të qetë është bazë për një vend të fuqishëm dhe demokratik, ndërsa përdorimi i dhunës nga cilado palë e involvuar, e dëmton sistemin dhe aftësinë e tij për të qeverisur në mënyrë të përgjegjshme. Shtetet e Bashkuara nxisin liderët e të gjitha partive politike dhe mbështetësit e tyre t’u vëndojnë fund konfrontimeve. I ftojmë të sjellen në mënyrë që është në përputhshmëri me ligjin, Kushtetutën dhe rregullat e miratuara të Kuvendit, dhe duke patur parasysh interesat e qytetarëve të cilët i përfaqësojnë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button