Ku janë Ivanov, Gruevski, Ahmeti dhe Thaçi?

Pas gjitha incidenteve mes qytetarëve, me opozitën dhe dëbimin e gazetarëve sot në Kuvend, nuk pamë asnjë deklaratë të kreut të shtetit, presidentit tonë Gjorge Ivanov të del me deklaratë publike t’i dënojë sulmet ndaj demokracisë së vendit.

Madje, askush nuk mund ta gjejë kryeministrin Nikolla Gruevski, deputetët e së cilit u përleshën sot me ata të opozitës dhe të cilët së bashku me partnerin e tyre shqiptar në Qeveri  votuan buxhetin për vitin 2013, që sipas ekspertëve është anti-shqiptar.

Lideri i BDI-së dhe ai i PDSH-së janë bërë të padukshëm. Njëri sot i ka dërguar letër falënderimi euro-komisarit për zgjerim Shtefan Fyle përkushtimin ndaj zgjerimit të Maqedonisë drejtë BE-së kurse për të dytin nuk kemi informata sepse nuk është paraqitur në publik.

Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu mbajti një fjalim në Kuvend duke ri-përsëritur se buxheti është anti-shqiptar.  

Nga RDK-ja mbrëmë ka dalë me një deklaratë vetëm deputeti Izet Zeqiri. 

“Me gjitha tentativat e partive kyçe Shqiptare qe te fshihen pas arsyetimit etnik, sot si BDI ashtu dhe PDSH u rreshtuan pas shkopit te zotit Gruevski, te paret me votat ne favor te një prej shumë buxheteve diskriminuese ndaj qytetareve ne përgjithësi, dhe Shqiptareve ne veçanti. Ndërsa PDSH, me heshtjen e vet dëshmoj se është pjese përbërëse e vrasjes se demokracisë. Te dy partitë dëshmuan se interesi i ngushtë i funksionarëve te tyre është mbi gjitha interesat e taksapaguesve shqiptarë në këtë vend. Është turp, është skandaloze qe prej gjithë atyre deputeteve goje plot me patriotizëm, ishte vetëm një – z. Izet Zeqiri – qe ngiti zërin kundër këtij buxheti diskriminues. Kjo tregon edhe për shkallen e arsimit dhe inteligjencës se përfaqësuesve tanë” komenton për Almakos, analisti Arsim Zekolli . /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button