Shtabi komunal i krizës në Kumanovë me rekomandim barnatoret të vendosin kujdestari, familjet e rrezikuara të kërkojnë asistencë
Shtabi komunal i krizë të Kumanovës në seancën e sotme u bëri thirrje qytetarëve të marrin informacione nga shtabi, barnatoret të vendosin kujdestari, ndërsa familjet e rrezikuara të kërkojnë asistencë për blerjen e produkteve të domosdoshme, shkruan MIA, transmeton Portalb.mk.
“Apel ndaj qytetarëve në rast të ndonjë simptome, i cili mund të tregojë infeksion me koronavirus ta kontaktojnë menjëherë mjekun amë dhe nëse u jepet udhëzim për në spital të mos refuzojnë hospitalizimin, nëse kjo u rekomandohet nga mjeku kujdestarë”, thuhet në kumtesën e shtabit.
Telefoni kujdestar i Shtabit komunal për mbrojtje dhe shpëtim është 078 365 061, në të cilin qytetarët mund t’i marrin informacionet e nevojshme.
Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim deri më tani ka informacione se barnatore kujdestare në qytet është Provitalis (031 415 303). Shtabi gjithashtu apelon edhe barnatoret tjera në qytet të vendosin shërbime të tillë për kujdestari dhe ta respektojnë vendimin e Komisionit të shëndetësisë dhe Qeverisë, dhe për këtë ta informojnë shtabin.
Rastet më të rrezikuara sociale për ndihmë në blerjen e produkteve të nevojshme mund të paraqiten në numrat e telefonit 075 207 126 dhe 077 71 94 94. Sipas masave të Qeverisë dhe informacioneve nga MPB, bujqit që kanë aktivitete të menjëhershme me prodhimin në afërsi të fshatrave të tyre, do të munden ta punojnë tokën e tyre.