Haradinaj: I kam votat për Kryeministër

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se i ka votat e mjaftueshme për të udhëhequr këtë mandat qeverisës.

Ai ka thënë se dëshiron vazhdimin e këtij mandati qeverisës, plus një mandat tjetër të plotë.

“Kur kam shkuar prej këtu në Hagë, kam pasur 18.3 për qind të besimit të qytetarëve të Kosovës. Sot partitë politike në Kosovë asnjëra nuk e ka 51 përqindëshin të besimit të qytetarëve, që do të thotë dikush se po ia marr mandatin dikujt”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”.

Megjithatë, ai ka thënë se bashkëqeverisja mund të arrihet vetëm me anë të një marrëveshjeje me PDK-në. Sipas tij, oferta për të bashkëqeverisur me PDK-së është shumë e sinqertë dhe serioze.

“Marrëveshja është përgatitur me dinjitet. Hapja e ofertës është pranuar në mënyrë dinjitoze nga PDK-ja. Nuk kemi marrë vendime në këtë temë, por ka mbetur e hapur. Arritja e saj mund të ndodh në fillim të vitit të ardhshëm”, ka thënë Haradinaj.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradianaj ka dhënë një intervistë edhe për “Kosova Sot”. Ai ka thënë se ia paraqitur PDK-së ofertën për qeverisje të re, në të cilën ai do të ishte kryeministër.

Në këtë intervistë, ai pranon se tash për tash nuk u ka ofruar ofertë LDK-së apo Vetëvendosjes, por shton se kësaj nuk i dihet.

Haradinaj shprehet se kjo ofertë është bërë për marrje të përgjegjësive dhe për ta ndërruar gjendjen.

Megjithëse kritikon ata që po e vonojnë procesin e reformës elektorale, ai vlerën me nota pozitive punën e presidentes në dobi të imazhit të vendit

Lajme të ngjashme

Back to top button