Kina regjistroi 36 raste të reja me COCID-19, 7 vdekje

Kina sot ka regjistruar 36 raste të reja me koronavirus, 35 prej tyre kanë ardhur kohët e fundit në këtë vend nga jashtë, raportuan mediat të drejtuara nga shteti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, vetëm një rast i transmetuar në vend raportohet nga provinca Guangdong.

Sipas agjencisë, shtatë pacientë me koronavirus, përfshirë gjashtë në provincën Hubei dhe një në Shanghai, humbën jetën të martën.

Në një deklaratë, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë tha se nuk janë regjistruar vdekje nga rastet e importuara.

Janë 691 raste të konfirmuara të importuara, 20 në gjendje kritike dhe 169 raste të dyshuara”, tha komisioni.

Sipas Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA, pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar virusi është përhapur në të paktën 180 vende dhe rajone.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button