U kollit qëllimisht mbi artikujt ushqimorë në shitore, i shkakton 35 mijë dollarë dëm pronarit, arrestohet

Një grua, e cila qëllimisht u kollit mbi artikujt ushqimor në një shitore në Pensilvani (SHBA) është përballuar me kallëzim penal, njoftoi policia në këtë vend, transmeton Koha.net raportimin e medieve të atjeshme, shkruan Koha.net, transmeton Portalb.mk.

Gruaja, të cilës nuk i bëhet i ditur emri, kishte hyrë në shitoren zinxhirit të supermarketeve Gerit në Hanover Taunship dhe fillon të kollitet mbi prodhimet e furrës, të mishit dhe artikujve të tjerë, kishte njoftuar bashkëpronari i zinxhirit, Xho Fasula në Facebook.

Të punësuarit ishin detyruar të të largonin artikujt nga vitrina dhe kishin dezinfektuar pjesën mbi të cilën kjo grua ishte kollitur, ndërsa vlerësohet se ky mall kushton 35 mijë dollarë

Personeli e kishte larguar me shpejtësi këtë grua nga shitorja, por policia pas disa orësh e kishte gjetur dhe arrestuar, raporton CNN.

“Zyrtarët nuk besojnë se kjo grua ishte e infektuar me koronavirus, por kanë njoftuar se do të çdo gjë që ajo të testohet”, ka bërë të ditur Fasula.

Ministria amerikane e Drejtësisë ka njoftuar më herët se njerëzit të cilët qëllimisht përhapin koronavirusin mund të akuzohen për terrorizëm

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button