Koronavirusi nuk do ta ndalë gjykimin për “Reket”, prej sot do të gjykohet vetëm për lëndë paraburgimi

Nga Gjykata penale informojnë që duke filluar prej sot do të gjykohen vetëm lëndët në të cilat një ose më shumë të akuzuar janë në paraburgim. Kjo donë të thotë që edhe rasti “Reket”, për të cilin ka interes në madh në opinion, do të vazhdon të gjykohet, për shkak se i akuzuari Bojan Jovanovski është në paraburgim, kurse Katica Janeva në paraburgim shtëpiak, njofton Portalb.mk.

-Gjykata themelore penale Shkup e informoi opnionin që duke filluar prej sot e deri në njoftimin e ardhshëm, në Gjykatën penale do të gjykohen vetëm lëndë në të cilat një ose më shumë të akuzuarve u është shqiptuar masa paraburgim, lëndë nga neni 205 dhe 206 nga KZ lidhur me rrezikimin e shëndetit të qytetarëve dhe lëndë lidhur me mosrespektimin e orës policore dhe masat tjera të Qeverisë së RMV-së për mbrojtje nga përhapja e virusit Kovid – 19, kurse për të cilat kompetencën e veprimit e ka gjykata.

Njëkohësisht gjykata do të veprojë edhe për të gjitha lëndë urgjente për të cilat kompetente janë këshillat penal, ndërsa për të cilat veprohet në mbledhje jopublike.

Për atë qëllim është përgatitur listë prej 39 lëndëve për paraburgim, të  planifikuar në 30 ditët e ardhshme, lëndë për të cilat palët kanë ftesë me gojë ose me shkrim janë të obliguara të paraqiten në gjykimin e përcaktuar, derisa palët në të gjitha procedurat tjera që nuk janë në listën do të pranojnë ftesa shtesë për terminet e ardhshme.

Në pajtim me Urdhresën me fuqi ligjore në procedura gjyqësore gjatë gjendjeve të jashtëzakonshme, të miratuar në seancë të Qeverisë së RMV-së më 30.03.2020, gjykata me listën e re të lëndëve konsiderueshëm do ta zvogëlojë numrin e debateve të planifikuara, ndërsa me atë edhe frekuencën e njerëzve në gjykatë si pjesë e rekomandimeve për mbrojtje nga përhapja e virusit.

Si gjykatë edhe një herë u bëjmë thirrje të gjitha palëve, të cilat janë pjesë e listës së re të lëndëve prioritare, në mënyrë konzistente t’i respektojnë rekomandimet dhe masat për mbrojtje, ndërsa gjyqi do të vazhdojë me dezinfektime të rregullta të sallave gjyqësore dhe të hapësirave tjera, me matjen e temperaturës së secilit që do të hyn në gjykatë me aparate pa kontakt dhe me obligim për mbajtje të maskave mjekësore dhe dorashkave të sterilizuara.

Varësisht prej nevojave, lista do të azhurnohet dhe plotësohet, për çka publiku do të njoftohet në mënyrë plotësuese, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button