Irak, numri i vdekjeve nga koronavirusi rritet në 40

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Irak është rritur në 40, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Ministria tha se numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në vend ka arritur në 458.

Gjithashtu, shtohet se 122 persona deri tani janë shëruar nga virusi, i njohur si COVID-19.

Pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri është përhapur në të paktën 176 vende dhe territore, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button