Belgjikë, rritet në 7.284 numri i rasteve me koronavirus

Në Belgjikë është rritur në 7.284 numri i rasteve me koronavirus ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 289, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Qendra e krizës në Belgjikë, thuhet se në 24 orët e fundit në vend 490 persona janë shtruar në spital.

Më tej thuhet se 1.049 raste të reja është rritur në 7.284 numri i rasteve ndërsa me 69 vdekje është rritur në 289 numri i të vdekurve për shkak të Covid-19 në vend.

Sipas artikullit të gazetës “Le Soir” që publikohet në gjuhën franceze, thuhet se në të gjithë vendin janë shtyrë ose anuluar më shumë se 10 mijë aktivitete për shkak të virusit.

Pritet që kryeministrja e Belgjikës, Sophie Wilmes, të mbledhë brenda ditës Këshillin kombëtar të Sigurisë dhe të diskutojë mbi situatën e fundit lidhur me Covid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button