Shokohet familja: Vajza do martohet me vrasësin e motrës binjake
Një vajzë në Argjentinë ka shkaktuar zemërim pasi ka pranuar të martohet me personin që i ka vrarë motrën binjake.
Edith Casas, 22 vjeç, do martohet me Victor Cingolani pranë burgut ku ai po kryen dënimin me 13 vite për vrasjen e Johana Casas.
Johana u qëllua në gusht të vitit 2010, disa ditë përpara ditëlindjes së saj të 20-të.
Cingolani, ish- i dashuri i saj, u dënua për vrasjen në qershor.
Martesa e shumëdebatuar do mbahet vetëm përpara dy dëshmitarëve.
Megjithatë forcat policore do jenë të pranishme në ceremoni.
Mamaja e binjakeve, Marcelina, thotë se vajza e saj e mbijetuar ka probleme psikologjike. Ajo tha se ka frikë se Cingolani do ia vrasë edhe këtë vajzë.
Kurse Edith thotë se i shoqi i saj i ardhshëm është viktimë e drejtësisë. Ajo tha se do të apelojë dënimin e dhënë për vrasje.