Është gjetur bombë te burgu i Tetovës (VIDEO)

Një bombë e aktivizuar është gjetur në burgun e Tetovës nga një punonjës i këtij institucioni, kjo bombë fatmirësisht është gjetur në kohë dhe ende pa eksploduar, këtë për Portalb.mk e konfirmuan nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë, njofton Portalb.mk.

Zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë potencoi se ky rast aktualisht është duke u hetuar nga njësia për mbrojtje dhe shpëtim të cilët sipas tij, po bëjnë gjithçka për të zbardhur rastin.

“Rasti është duke u hetuar, por mund ta konfirmoj se është gjetur një bombë nga një i punësuar në burgun e Tetovës, bomba ka qenë e aktivizuar mirëpo fatmirësisht ende pa eksploduar. Ende nuk është e qartë se kjo bombë a është aktivizuar sot apo dje, apo e njëjta është hedhur si mbeturinë, njësia për mbrojtje dhe shpëtim po e jep maksimumin për të zbardhur rastin” tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-së, Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button