Janë siguruar 55 makina respiratorë për RMV-në, pritet vetëm transportimi

Gjithsej 55 makina respiratorë janë siguruar për nevojat e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, për përballje me situatën që e ka krijuar virusi korona, njoftoi zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, transmeton Portalb.mk.

“25 respiratorë janë siguruar nga Norvegjia, të cilët momentalisht janë në një depo në Turqi dhe ende po gjendet zgjidhje për transportim në vendin tonë”, tha Osmani.

Ai shtoi se 30 respiratorë tjerë janë siguruar nga kina, të cilët gjithashtu presin për t’u transportuar, duke theksuar se transporti në këto momenti është rënduar për shkak të virusit korona.

Ministri Filipçe ka njoftuar paraprakisht në konferenca për shtyp se Maqedonia e Veriut gjithsej disponon me 120 respiratorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button