Salla e patinazhit në Spanjë u shndërrua në morg të improvizuar

Salla e patinazhit në Madrid nuk përdoret më për qëllimin saj, tani ajo shërben si morg, për shkak të rritjes drastike të numrit të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në kryeqytetin spanjoll, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Para kompleksit Palacio de Hielo, në lagjen periferkie verilindore të Madridit, sot u vendosën forcat e sigurisë, kur mbërritën furgonat me kufoma dhe hynë në parkingun nëntokësor të objektit.

Autoritetet e qytetit të Madridit pranuan ofertën për të shfrytëzuar 1.800 metra katrorë pasi që shërbimi i funeralit të qytetit njoftoi se më nuk do të pranojë trupat e të vdekurve nga COVID-19, deri sa nuk i furnizojnë me pajisje mbrojtëse dhe materiale të nevojshme.

Madridi është një nga rajonet më të goditura spanjolle nga pandemia e koronavirusit me rreth 1.300 të vdekur, që është më shumë se gjysma e të vdekurve në Spanjë.

Virusi për herë të parë u shfaq në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 168 vende dhe territore. Në gjithë botën janë konfirmuar 381.293 raste, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 16.500. Ndërkaq, mbi 101.000 njerëz janë shëruar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button