Mjekët e OBSH-së: Këto janë shenjat e para të Covid-19

Drejtuesit botërorë të shëndetit po hetojnë nëse humbja e shijes dhe aromës mund të jetë një simptomë e hershme e koronavirusit, mes raporteve të përhapura të shqisave të dëmtuara te pacientët, sipas një raportimi që bën “The Guardian”, shkruan Class.

Maria Van Kerkhove, drejtuese e ekipit të sëmundjeve në zhvillim të Organizatës Botërore të Shëndetit, tha se disa vende po hetonin raportet për të vërtetuar nëse korrelacioni ishte i rëndësishëm.

Ne kemi parë mjaft raporte tani për njerëzit që janë në fazat e tyre të hershme të sëmundjes, se mund të humbasin sensin e tyre të nuhatjes, mund të humbasin ndjenjën e shijes, por kjo është diçka që duhet të kërkojmë, për ta kapur me të vërtetë nëse është një nga shenjat e Covid-19. Kemi një numër vendesh që po kryejnë hetime të hershme ku po marrin informacione të standardizuara nga rastet dhe kontaktet ku ata po shikojnë shenja dhe simptoma.

.

ENT UK, një organ që përfaqëson mjekët e veshëve, hundës dhe fytit, tha në një deklaratë se kishte prova nga Koreja e Jugut, Kina dhe Italia që një numër i konsiderueshëm pacientësh kishin zhvilluar ‘anosminë’.

Deklarata, lëshuar bashkërisht nga rinologët e lartë Claire Hopkins dhe Nirmal Kumar, thotë se “Në Gjermani raportohet se më shumë se 2 në 3 raste të konfirmuara kanë anosminë. Në Korenë e Jugut, ku testimi ka qenë më i përhapur, 30% e pacientëve që testohen pozitivë kanë pasur anosminë si simptomën e tyre kryesore paraqitëse në raste të buta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button