Itali, numri drejt rënies, 601 viktima në 24 orë, 63 927 të infektuar në total

Kurba e koronavirusit në Itali për të dytën ditë rresht ka shfaqur një përmirësim të lehtë, transmeton OraNews.

Numri i viktimave dhe personave të infektuar nuk ka kapërcyer rekordin e disa ditëve më parë ku mbërriti në 793 viktima për 24 orë.

Por situata vazhdon të mbetet dramatike.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 601 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 6077.

Numri i personave të infektuar është 63 927 e në 24 orë janë verifikuar 4789 raste më shumë.

Pacientët e shëruar deri më sot janë 7432 e në 24 orë kemi 408 pacientë të shëruar më shumë.

Pacientët në gjendje kritike për jetën janë 3204, 20 692 po kurohen në struktura spitalore e 26 522 në kushte shtëpie.

Në rajonin e Lombardisë janë regjistruar 320 viktima brenda 24 orëve.

Numri i përgjithshëm i viktimave në këtë territor është 3776 e 28761 të infektuar.

Rajonet në jug të Italisë vazhdon të shënojnë rritje konstante.

Rajoni i Puglias ka 906 të infektuar e 37 viktima.

Rajoni i Sicilisë 721 të infektuar e 13 viktima e në Kalabri 292 të infektuar e 7 viktima.

Rajoni i Molisës ka numrin më të ulët të personave të infektuar vetëm 67 e rajoni i Bazilikatës deri më tani nuk ka asnjë viktimë.

Në Itali janë kryer gjithsej 275 468 tampone.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button