Koreja Jugut me numrin më të ulët të rasteve me koronavirus në katër javë

Koreja e Jugut raportoi numrin më të ulët të rasteve të reja me koronavirus, që nga kulmi i infektimeve katër javë më parë.

Autoritetet shëndetësore raportuan për 64 raste të reja në 24 orët e fundit, të cilat e çojnë në 8,961 numrin e të infektuarve në këtë vend.

Sipas tyre, 111 pacientë kanë humbur jetën.

Zyrtarët shëndetësorë, megjithatë, paralajmërojnë kundër relaksimit, duke thënë se Koreja e Jugut vazhdon të përballet me luftë të gjatë kundër koronavirusit, transmeton REL.

Evropa Jugore është aktualisht në qendër të pandemisë.

Italia ka raportuar për 651 viktima të reja të dielën, të cilat e çojnë në mbi 5,470 numrin e viktimave atje.

Në Spanjë, mbi 1,720 pacientë kanë vdekur; prej tyre, 394 vetëm të dielën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button