A e dini se çfarë do të thotë vetë-izolimi dhe si zbatohet? 10 këshillat kryesore

Nëse keni të caktuar masë për vetë-izolim, këto janë gjërat që duhet t’u përmbaheni. Kjo masë ju mbron ju dhe të tjerëve.

MASAT E MBROJTJES NË VETË-IZOLIM

⊗ Nuk lejohet të largoheni nga shtëpia, përveç nëse është e nevojshme.

⊗ Kur të jeni në vetë-izolim, jeni i detyruar të telefononi mjekun amë. Thirrje të tjera nuk janë të nevojshme, vetëm nëse keni temperaturë.

⊗ Matni temperaturën trupore në mëngjes dhe në mbrëmje.

⊗ Kushtojini vëmendje shfaqjes së simptomave të infeksionit respirator (temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje…)

⊗ Lani rregullisht duart me sapun dhe ujë ose përdorni dezinfektues. Sigurohuni që të mbani maskë mbrojtëse (maskë kirurgjikale).

⊗ Pastroni dhe dezinfektoni rregullisht objektet dhe sipërfaqet në dhomat ku banoni.

⊗ Ajroseni rregullisht dhomën.

⊗ Përdorni çarçafë, peshqir dhe takëma veçmas.

⊗ Siguroni dhomë të veçantë dhe përdorni tualet të veçantë.

⊗ Nëse duhet të shkoni në institucion shëndetësor, telefononi paraprakisht mjekun amë ose epidemiologun.

Vetë-izolimi në shtëpi në vend rekomandohet për të gjithë udhëtarët (të rritur dhe fëmijë) që vijnë nga vendet me rrezik të COVID-19

Sipas raportimeve, koronavirusi është grup i viruseve, ndërsa simptomat e të njejtit devijojnë nga ato të njohurat. Sipas profesionistëve, ekzistojnë tre simptoma kryesore të infeksionit me koronavirusin e ri. Me sa dihet, simptomat mund të jenë të lehta dhe të ngjashme me gripin, siç është temperatura e ngritur lehtë, por edhe:

  • Kollitja
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Dhimbje të muskujve
  • Lodhje

Nëse i keni këto simptoma, sigurohuni që të telefononi menjëherë mjekun ose telefononi shërbimin Alo Doktore:

QSHP Manastir 071 261 330
QSHP Veles 071 219 278
QSHP Gjevgjeli 078 545 444
QSHP Koçan 071 373 913
QSHP Kumanovë 070 215 851
QSHP Ohër 070 723 029
QSHP Prilep 076 475 747
QSHP Shkup 071 289 614
QSHP Strumicë 072 235 543
QSHP Tetovë 075 240 464
QSHP Gostivar 076 365 161
QSHP Shtip 078 365 613
QSHP Shkup 078 387 194
ZD “Alo Doktor” 02/15 123

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button