Rusia dërgoi ekspertë dhe pajisje mjekësore në Itali në luftën kundër Covid-19

Rusia ka dërguar një ekip ekspertësh dhe pajisje mjekësore në Itali ku 4.825 persona kanë vdekur nga koronavirusi i ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria ruse e Mbrojtjes bëhet e ditur se ekipi i ekspertëve është dërguar në Itali me qëllimin për të mbështetur lutën kundër Covid-19.

Më tej thuhet se ekipi i përbërë nga ekspertë shëndetësorë dhe pajisje mjekësore është nisur me dy avionë nga aeroporti ushtarak “Chkalovsky” në rajonin e Moskës. Në 9 avionët IL-76 ndodhen “8 ekipe shëndetësore, rreth 100 virologë, epidemiologë dhe pajisje të ndryshme mjekësore”.

Ekspertët e dërguar në Itali kanë qenë të përfshirë në luftimin e epidemive të tilla si gripi i derrit afrikan, antraksi dhe ebola.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dje zhvilloi një bisedë telefonike me kryesministrin e Italisë, Giuseppe Conte. Putin ka thënë se janë të gatshëm të ofrojnë mbështetjen e nevojshme për Italinë në luftën kundër Covid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button