Kosovë, u konfirmuan dy raste të reja të koronavirusit, shkoi në 33 numri total

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) në Kosovë ka bërë të ditur se janë diagnostifikuar dy raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) në vend, duke çuar në 33 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton KSHPK, vetëm sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK deri rreth orës 19:00 janë testuar dhjetë mostra të dyshimta, dy prej të cilave kanë rezultuar pozitive ndaj koronavirusit.

IKSHPK njoftoi se dy rastet janë një grua 50-vjeçare nga fshati Vrapçiç i komunës së Gjilanit dhe një burrë 53-vjeçar nga fshati Domanek i komunës së Malishevës. Të dy rastet kanë rezultuar pozitiv shkaku i kontaktit të tyre me persona të infektuar më herët nga koronavirusi.

Nga 8 shkurti i këtij viti në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 577 mostra të dyshimta dhe prej tyre gjithsej 33 raste kanë rezultuar pozitive, ndër të cilët ishte edhe 82-vjeçari që ndërroi jetë sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button