Angela Merkel në vetë-izolim, është vaksinuar nga një mjek i infektuar me virusin korona

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka njoftuar se do të izolohet pasi që një mjek i cili i kishte dhënë vaksinë, ka rezultuar pozitiv me virusin korona, njofton Portalb.mk.

Merkel nuk besohet se është e infektuar, por megjithatë do t’i nënshtrohet testimit të rregullt derisa është në karantinë.

Kancelarja gjermane u informua për rezultatet e testit të mjekut menjëherë pasi mbajti konferencë për shtyp të dielën, derisa zbuloi masat e reja për të frenuar përhapjen e virusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button