Spanjë, u rrit në 1.720 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë janë shënuar 394 raste të reja të vdekjeve çka e ka rritur në 1.720 numrin e të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria spanjolle e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me Covid-19, ku kanë tërhequr vëmendjen rritjet e mëdha në shifrat e vdekjeve dhe të rasteve në 24 orët e fundit. Sipas ministrisë janë shënuar 394 raste të reja të vdekjeve çka e ka rritur në 1.720 numin e personave që e kanë humbur jetën, ndërsa me shtimin e 3.646 rasteve të reja numri i të prekurve me Covid-19 ka arritur në 28.572.

Ndërkohë epidemia vazhdon të prekë më shumë administratat autonome si Madridin, Baskian dhe Katalonjën.

Në kryeqytetin Madrid janë shënuar mbi 200 raste të reja të vdekjeve duke e rritur në 1.021 numrin, ndërsa numri i rasteve ka arritur në 10 mijë me shtimin e 2.000 rasteve të reja.

Më shumë se 40 hotele në qytet janë shdërruar në spitale me kapacitete prej 9.000 shtretër, ndërkohë që është informuar se edhe hotelet e tjera do të shdërrohen në spitale nëse do të jetë e nevojshme.

Ka krijuar shqetësim që virusi ka filluar të shfaqet edhe tek personeli shëndetësor që kujdeset për të sëmurët e infektuar me Covid-19. Teksa zyrtarët e administratës autonome të Madridit ankohen për mungesën e produkteve mjekësore për të mbrojtur personelin kundër virusit, thuhet se në situatën aktuale janë infektuar me koronavirus mbi 200 punonjës të shëndetësisë përfshirë edhe mjekë.

Administratat e tjera autonome me numrin më të madh të vdekjeve tek të sëmurët e diagnostikuar me koronavirus renditen si më poshtë: “Katalonja (191), Castilla-La Mancha (112), Baske (97), Castilla- Leon (74), Valencia (69) dhe Andalusia (47)”.

– “Më e keqja do të vijë në ditët në vijim”

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez gjatë një fjalimi mbrëmë në një televizion ka thënë se “Ditët e ardhshme do të jenë shumë të vështira”.

“Më e keqja do të vijë në ditët në vijim dhe do të vendosë në vështirësi limitet e kapaciteteve tona”, tha Sanchez duke shtuar se “Ndodhemi në një moment kritik. Duhet të përgatisim veten në aspektin psikologjik. Duhet të arrijmë në fund të javës së ardhshme në mënyrë të fuqishme, rreziku është kudo”.

Qeveria e cila mbrëmjen e 14 marsit shpalli 15 ditë gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin, që nga tani njotoi se kjo do të zgjatet edhe për 15 ditë të tjera.

Sanchez, vendimin e marrë për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme e ndau nëpërmjet video-konferencës edhe me krerët e 17 administratave autonome në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button