Italia ndaloi aktivitetet prodhuese që nuk janë strategjike dhe të nevojshme

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka deklaruar se për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri (Covid-19) kanë vendosur ndalimin e të gjitha aktiviteteve prodhuese në vend që nuk janë strategjike dhe të nevojshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të Covid-19 në Itali kanë humbur jetën 4.825 persona ndërsa janë shënuar 42.681 raste. Kryeministri italian në një transmetin nga llogaria e tij në Facebook drejtuar popullit vuri në dukje se që nga fillimi i krizës e deri më tani janë treguar transparent dhe se nuk kanë fshehur asgjë nga populli.

“Vendi ndodhet përballë një krize më të vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore e deri më tani”, tha Conte i cili ka bërë të ditur se po përjetojnë dhimbjen e humbjes së shumë njerëzve çdo ditë.

“Masat që kemi marrë janë serioze por nuk kemi alternativë tjetër. Nevojitet kohë për të parë efektet e masave. Duhet të zbatojmë rregullat, duhet të qëndrojmë në shtëpi”, tha Conte.

Ai tha se kanë ngadalësuar por nuk kanë ndalur plotësisht motorin prodhues të vendit. “Ky nuk është një vendim i lehtë. Do të ndalim të gjitha aktivitetet prodhuese në vend që nuk janë strategjike dhe të nevojshme. Ne do të lejojmë vetëm aktivitetet e prodhimit të lidhura me metodën inteligjente të punës dhe me prodhimin kombëtar”, theksoi Conte.

“Nuk është e nevojshme për të garuar ose për radhë në supermarkete”, tha ai i cili shtoi se supermarketet, dyqanet që tregtojnë produkte ushqimore, farmacitë, postat dhe bankat do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura.

Conte shpjegoi se krahas mjekëve dhe punonjësve të shëndetësisë janë duke bërë një luftë të jashtëzakonshme të gjithë punonjësit e Mbrojtjes civile dhe punonjësit e ushtrisë në mbarë vendin.

Kryeministri italian tha se masat e reja që njoftoi do të zbatohen deri më 3 prill.

Ndërkohë në një deklaratë me shkrim nga kryeministria thuhet se tek njeri prej punonjësve të rojes së Kryeministrisë është regjistruar Covid-19, por se testi për koronavirusin që kryeministri Conte ka bërë një ditë më parë ka rezultuar negativ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button