Çifti kinez 98 e 85-vjeç u shëruan nga virusi korona

Një shkencëtar kinez 98-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 85-vjeçare janë shëruar nga koronavirusi pas trajtimit prej 18 ditësh, shkruan Koha.net, transmeton Portalb.mk.

Ata do të lirohen nga spitali në Zhejiang të Kinës, të shtunën, sipas mediave shtetërore atje, transmeton Koha.net.

Shkencëtari Han Tianqi ka qenë astronom për 63 vjet. Ai dhe bashkëshortja ishin diagnostikuar me virusin në mes të muajit shkurt dhe ishin dërguar në spital me datën 24 shkurt pasi gjendja e tyre ishte përkeqësuar. Menjëherë ishin dërguar në Intensivë pasi ishin në gjendje kritike. Çifti kishte edhe komplikime të tjera, ka njoftuar spitali në një deklaratë për mediat, raporton “DailyMail”.

Mbesa e çiftit, Han Shijun, kishte postuar një kërkesë në rrjetet sociale përmes së cilës kërkonte nga njerëzit e rikuperuar që të dhuronin gjak. “Gjyshi dukej shumë i lodhur. I mori shumë kohë që të njihte zërin tim kur flisnim në telefon”, u kishte thënë ajo mediave lokale në shkurt. Shkencëtarët besojnë se trajtimi funksionon, në teori, duke vënë nga pacientët e rikuperuar proteinat që kanë luftuar sëmundjen, te njerëzit që ende po luftojnë me koronavirusin. Trupat e pacientëve të sëmurë mund të përdorin këto proteina – të quajtur antitrupa – sikur të ishin të tyret, në vend se të bëhen nga fillimi. Nuk është e qartë nëse çifti i moshuar ka marrë këtë lloj trajtimi apo jo. Gjendja e tyre gradualisht është përmirësuar dhe në dy herët e fundit janë testuar negativë.

Nga virusi që ka marrë jetën e shumë njerëzve në botë ka shpëtuar edhe një 103-vjeçare. Së fundmi Kina njoftoi se numri i të infektuarve po shkon duke u ulur dita ditës.

Më shumë se 4700 njerëz kanë vdekur në gjithë botën si pasojë e koronavirusit. Shumica prej tyre ishin në moshë të shtyrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button