Fitoi betejën me COVID-19, Edi Rama publikoi foton e pacientit që “përshëndetet” me Infektivin

Lajme të mira vijnë nga Spitali Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Njëri prej pacientëve, i cili rezultoi negativ në dy testet e nënshtruara ka lënë këtë pasdite ambientet e Spitalit Infektiv dhe i është drejtuar më pas shtëpisë së tij, shkruan Euronews, transmeton Portalb.mk.

Lajmi konfirmohet nga Kryeministri, Edi Rama në rrjetin e tij social “Facebook”. Shefi i qeverisë shqiptare ka shpërndarë edhe një foto të pacientit të shëruar, i cili shfaqet duke u larguar nga ambientet e Spitalit nën shoqërinë e një mjekeje.

Shefi i ekzekutiviti përgëzoi punën e bluzave të bardha dhe kujdesin që ata po tregojnë në këto kohë shumë të vështirë për Shqipërinë.

“I shëruari i parë del nga spitali për t’u mbyllur në shtëpi pa dalë fare 14 ditë, nën vëzhgimin e mjekëve fantastikë të infektivit”,  shkruan Kryeministri Edi Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button